Ndonëse kishte urdhër mbrojtës, një burrë nga Gjakova i shkoi tek dera e shtëpisë, ish-gruas së tij.
Kjo e fundit e lajmëroi menjëherë policinë.
E për gjestin e bërë, i dyshuari u arrestua e më pas me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish-bashkëshorti i saj) duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Enigma
Arrestohet burri në Gjakovë, shqetësoi ish-gruan
