Një zyrtar policor në Viti është arrestuar dhe suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se polici i dyshuar është arrestuar pas denoncimit të babait të tij, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, teksa është aktivizuar edhe IPK.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, zyrtari policor i dyshuar bashkë me vëllain e tij kanë përfunduar në ndalim policor për 48 orë.