Policia e Kosovës ka njoftuar se nëna ka raportuar për humbjen e djalit të saj në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se djali kishte marr me vete një orë dore me vlere, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, derisa është arrestuar nga Policia.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj ka dalur nga shtëpia dhe me vete ka marrë një orë dore me vlerë. Më pas personi i zhdukur tani i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.