Policia ka arrestuar edhe personin e dytë të përfshirë në rastin e djeshëm të përleshjes mes nxënësve në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar për Gazetën Enigma se është arrestuar edhe personi i dytë.
Ahmeti shtoi se dy të arrestuarit janë dërguar në gjykatën përkatëse.
“Sot është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë dërguar në gjykatën përkatëse”, tha ajo.
Ndryshe, një rrahje mes tre nxënësve ka ndodhur dje gjatë ditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të mprehta(thikë), ku si pasojë një i mitur ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën se lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton PK-ja.
/Gazeta Enigma/