Aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, dy persona të lënduar

Rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, raporton Gazeta Enigma.



Policia njofton se duke u bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Gazeta Enigma/

Related Articles