Policia e Kosovës shqipton 387 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti COVID-19

Policia e Kosovës shqipton 387 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Me masat e reja është paraparë heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të punës për sektorin e gastronomisë.

Po ashtu si masë lehtësuese është edhe heqja e maskës kur lëviz i vetëm rrugës. 

Related Articles