Arrestohet gjakovari pasi vodhi një telefon në mobil-shop

Arrestohet gjakovari pasi vodhi një telefon në mobil-shop

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi i njëjti vodhi një telefon në një mobil-shop.

Ai e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa paguar, shkruan Gazeta Enigma.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në Mobi-Shopin e ankuesit e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa e bërë pagesën.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles