Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Gjilan

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasje në tentativë në Gjilan.

Rasti kishte ndodhur më 21 shkurt në ora 22:38, ku një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të së premtes bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Related Articles