Arrestohet i dyshuari që bashkëjetonte me një femër të mitur në Prizren, e njejta ishte raportuar si e zhdukur

Arrestohet i dyshuari që bashkëjetonte me një femër të mitur në Prizren, e njejta ishte raportuar si e zhdukur

Policia njofton se është arrestuar një i dyshuar i cili ishte duke bashkëjetuar me një femër të mitur nën moshën 16-vjeçare në Prizren, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin 24 orësh tq Policisë thuhet se e njëjta ishte raportuar si person i zhdukur.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji  06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Related Articles