Policia në Prizren ka arrestuar një person, pasi u kap me një mjet shpërthyes që e mbante në xhep, raporton Gazeta Enigma.
Incidenti u raportua në lokalin ‘Best Caffe’ në Prizren dhe tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitet policore.
Sipas Sinjalit, personi i arrestuar është Albin Kadriaj , i njohur si ‘Giga i Vogël’.
Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe po ashtu është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit.
Ndryshe, Kadriaj ka të kaluar kriminale pasi është recidivist i veprave penale.