Arrestohet ish-drejtori i një banke, ia mundësoi tërheqjen e 95 mijë eurove një qytetari

Arrestohet ish-drejtori i një banke, ia mundësoi tërheqjen e 95 mijë eurove një qytetari

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



Të arrestuarit janë I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë  dhe Sh.B.,- punëtor i një kompanie autataksie në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së, i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej  95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Related Articles