Arrestohet mjeku nga Prizreni, për të punësuar një vajzë në spital i mori 10 mijë

Arrestohet mjeku nga Prizreni, për të punësuar një vajzë në spital i mori 10 mijë

Policia e Kosovës ka thënë se ishte duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Mashtrimi” të raportuar më 1 shtator të 2022-ës.

Kësisoj, më 8 shkurt, 2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar mjekun 35-vjeçar me inicialet E.L..

Ai dyshohet se duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, i ka premtuar viktimës se do t’i ndihmonte në punësimin e vajzës në Spitalin Rajonal në Prizren.

Sipas PK-së, ai ka arritur që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht katër mijë euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth dhjet mijë euro.

“Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është nën hetime”, përfundon kumtesa e Policisë.

Related Articles