Është arrestuar një person në Drenas, pasi dyshohet se e ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një gruaje.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 13.09.2023 – 14:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.