Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Skenderaj

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Skenderaj

Një 62-vjeçar është arrestuar për vrasjen në Skenderaj, ku një 42-vjeçar u vra gjatë ditës së mërkurë.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konfiskuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, bazuar në hetimet fillestare, policia thotë se të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara, ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, Policia tha se është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, u tha në njoftimin e Policisë.

Related Articles