Arrestohet një person për prezantim të rremë

Arrestohet një person për prezantim të rremë

Në orët e paradites së sotme policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’, shkruan Gazeta “Enigma”.

I dyshuari Xh.B., 58 vjeçar, shtatas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në rrugën Adem Voca në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajoni e Mitrovicës, Avni Zahiri, ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma” se gjatë kohës kur njësia policore ka ndaluar të dyshuarin për kundërvajtje në trafik, i dyshuari me qëllim të shmangies së kundërvajtjes është prezantuar rrejshëm.

“Për veprimet e kundërligjshme të të dyshuarit është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprën penale Prezantim i rremë”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles