Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, ka njoftuar policia, raporton Gazeta Enigma.
Ai dyshohet që i kanosi zyrtarët policorë që shkuan në banesën e tij për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën e madhe.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë / 05.01.2025 – 02:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtar policore kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” / Gazeta Enigma.