Arrestohet një person në Gjakovë, detyroi motrat e mitura të kërkojnë lëmoshë

Arrestohet një person në Gjakovë, detyroi motrat e mitura të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka detyruar motrat e tij të mitura të kërkojnë lëmoshë në Gjakovë.

Siç njofton policia, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Rr. Ismail Qemajli, Gjakovë 27.12.2021-10:00. Me datë 11.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka detyruar që të kërkojnë lëmosh dy motrat e tij të mitura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles