Arrestohet një person në Gjakovë, dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

Arrestohet një person në Gjakovë, dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 19:00.

“Më 30.09.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data e lartcekur”, vijon njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është strehuar në një shtëpi të sigurt.

Related Articles