Arrestohet një person në Gjilan, në shtëpi iu gjetën armatim e substanca narkotike të ndryshme

Arrestohet një person në Gjilan, në shtëpi iu gjetën armatim e substanca narkotike të ndryshme

Një burri në Gjilan i janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojeve kokainë, heroinë, armë, fishekë, e dëshmi tjera relevante që sipas policisë do të shërbejnë për procedurë të mëtejme hetimore.

I dyshuari tashmë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rruga e Prishtinës, Gjilan  05.03.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: substancë narkotike e llojeve kokainë, heroinë, armë, fishekë, e dëshmi tjera relevante të cilat do të përdorën në procedurë të më tejme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles