Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturë

Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturë

Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturëNjë person është arrestuar të shtunën rreth orës 1 e 20, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pasi u kap me 21 emigrantë në veturën që po ngiste.

Njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit në automjet janë hasur njëzet e një (21) emigrantë, shtetas të huaj. Emigrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles