Arrestohet një person në Pejë, Policia ia sekuestron një armë

Arrestohet një person në Pejë, Policia ia sekuestron një armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, dhe se gjatë kontrollit atij i është sekuestruar një armë.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 21:45.

“Në rrugën ‘Selmon Lajqi’ në Pejë, deri sa patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar. Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën
disa lëvizje jo normale”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson
1 (një) karikator i së njëjtës armë
14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles