Policia e Kosovës përmes një njoftimi kanë lajmëruar se një person është arrestuar për veprën “Lëndim i rend trupor, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Prizren, shkruan Gazeta ‘Enigma’
“Më datën 12.02.2022 në orën 21:43, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Besnik Kastrati’’ në Prizren ka ndodhur një rast Dhunë ne familje”, thuhet në njoftimin e tyre.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ku Policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren. Ndërsa viktima ka marr tretman mjekësor ne spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jete. Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve).
Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:
• Një Kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983
• Dy karikator me një fishekë . 7.62 m.m.,
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Enigma/