Arrestohet një person në Shtime, pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Arrestohet një person në Shtime, pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person në Shtime, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim theksohet se i dyshuari ishte në lidhje dashurie me të miturën, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë. / Gazeta Enigma.

Related Articles