Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të mërkurën pasdite në Pejë, pas një aksidenti të rëndë trafiku që rezultoi me një viktimë dhe tre të lënduar, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55 në fshatin Nabërgjan, ku dy vetura u përfshinë në një përplasje të rëndë.
Si pasojë, një burrë humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. / Gazeta Enigma.