Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ky i fundit kishte tentuar t’a dhunojë një femër në Shtërpcë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte tentuar të dhunoj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.