Policia e Kosovës ka njoftuar se sot u arrestua një person për veprën penale “Sulm seksual” në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta “Enigma”.
“Më datën 24.06.2025 rreth orës 11:50, në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut është raportuar një rast i sulmit seksual. Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në një dyqan që gjendet në rrugën “Knjaz Miloš”, Mitrovicë Veri ku i dyshuari pasi kishte hyrë në dyqan dyshohet se përmes veprimeve të tij ka sulmuar seksualisht një punonjëse të dyqanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dh╒nave që janë publikuar nga Policia “i dyshuari, N.A. 57 vjeç është arrestuar nga njësitë policore dhe është shoqëruar në stacionin policor. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar pozitiv me 0.8‰”.
Tutje ata kanë theksuar se “i dyshuari me pas është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.
Policia ka bërë thirrje për të gjithë ata që përballen me dhunën në familje të mos heshtin ndaj këtyre rasteve por të reagojnë dhe t’i raportojnë këto raste në organet e rendit.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të mos heshtin përballë ngacmimeve apo sulmeve seksuale, por të reagojnë dhe të raportojnë, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të dinjitetshëm për të gjithë”.
“Raportimi mund të bëhet në disa forma: Përmes numrit pa pagesë 192, Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë”, Apo duke u paraqitur në çdo stacion të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/