Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Policia e Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se një person për vjedhje të rëndë është arrestuar në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25, kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj iu kishte vjedhur automjeti i tij VW Golf VII me targa vendore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje hetuesit policor kanë njoftuar se në lidhje me këtë rast i kanë marr të gjitha masat e nevojshme.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve”.

Sipas tyre pas disa fazave edhe kanë arritur që ta identifikojnë personin në fjalë dhe të mësojnë vendin e ndodhjes së tij.

“Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022”.

Ndryshe ata kanë njoftuar se “i dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”./Gazeta Enigma/

Related Articles