Lajçak takohet me Vuçiqin, jep sinjale se do të ketë shpejt një takim të nivelit të lartë

Lajçak takohet me Vuçiqin, jep sinjale se do të ketë shpejt një takim të nivelit të lartë

Të mërkurën u zhvillua një takim midis Emisarit Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta “Enigma”.

Për këtë takim që u mbajt në Beograd, ka njoftuar Lajçak në Twitter ku tha se pati një diskutim të thellë mbi procesin e dialogut, si dhe paralajmëroi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

Takimi mes tyre filloi në orën 12:00 në ndërtesën e presidencës.

Lajçak qëndroi në Beograd në ditën kur grupet punuese të të dyjave vendeve do të takohen sot për çështjen e targave në Bruksel. Takim do të ketë edhe nesër, më 21 prill kur është edhe afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme të targave. / Gazeta Enigma.

Related Articles