Arrestohet një serb në Merdar, sulmoi policin pasi s’iu bind urdhrave

Arrestohet një serb në Merdar, sulmoi policin pasi s’iu bind urdhrave

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, shkruan Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se I njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor.

Pasi nuk iu kishte bind urdhrave, serbi kishte sulmuar një polic.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./GAZETA ENIGMA/

Related Articles