Arrestohet një shtetas gjerman në Lipjan, kërkohej nga INTERPOL-i

Arrestohet një shtetas gjerman në Lipjan, kërkohej nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar në Lipjan, një shtetas gjerman i cili po kërkohej nga INTERPOL-I, raporton Gazeta Enigma.

“Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot më 02.08.2023, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50.

Sipas Policisë, ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Related Articles