Në aeroportin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Policia njofton se dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.