Arrestohet një zyrtar komunal për mashtrim të qytetarëve kinse mund të marrin subvencione nga Komuna

Arrestohet një zyrtar komunal për mashtrim  të qytetarëve kinse mund të marrin subvencione nga Komuna

Është arrestuar një person pasi i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave, duke u premtuar se do të marrin subvencione nga komuna.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para viktimave meshkuj kosovarë, duke u premtuar se do tu ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles