Arrestohet pasi sulmoi dy zyrtarë policorë teksa po e transportonin për tretman mjekësor

Arrestohet pasi sulmoi dy zyrtarë policorë teksa po e transportonin për tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Policët po e transportonin për tretman mjekësor, ku më pas ai i sulmoi ata.

“Rr. Esat Berisha, Gjilan / 09.03.2024 – 21:40. Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles