Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Gjakovë, i dyshuari në kërkim

Policia jep detaje për plagosjen e tre personave në Gjakovë, i dyshuari në kërkim

Tre persona janë plagosur në Gjakovë, mesnatën e së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli”.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është në kërkim.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles