Arrestohet pasi vazhdimisht ngacmoi një grua në Mitrovicë

Arrestohet pasi vazhdimisht ngacmoi një grua në Mitrovicë

Një person arrestuar të dielën në Mitrovicë pasi dyshohet se i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar një grua, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi qe një kohë të gjatë ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles