Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 19-vjeëar të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë.
“Dje nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë në një market në rrugën Zija Shemsiu në Prishtinë, me datën 20.11.2024. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar dje , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.Sh., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit thuhet se është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.