Një mjek në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin për “marrje ryshfeti” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. Ai ka bërë të ditur se hetimet ndaj të dyshuarit A.V kanë qenë disa-mujore.
I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët. Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, tha Preteni.
