Arrestohet personi i dyshuar për djegien e veturës së drejtorit në QKUK

Arrestohet personi i dyshuar për djegien e veturës së drejtorit në QKUK

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar B.K. nga Podujeva, i dyshuar për sulmin ndaj veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, B.K. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënie” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

 “Operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit. Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vetura e u.d-drejtorit të QKUK-së u dogj të mërkurën e 30 prillit, në vendparkimin e administratës së QKUK-së.

Related Articles