Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej të dyshuarve në rastin e plagosjes që ndodhi sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Gjatë arrestimit, personit të dyshuar i është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ndryshe, Policia më herët ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në fshatin Bardhosh.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. 

Related Articles