Aksidenti i paradites së të hënës në zonën “Shallvareve” në Tiranë, ku një autobus urban i “Unazës” mori përpara disa makina, ka tronditur jo pak opinionin publik.
Në aksident u përfshinë 11 makina, ndërsa të lënduar mbetën tetë persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale.
Së fundmi mësohet se shoferi i urbanit, Agron Xhafa është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit, shkruan Top-Channel.
Kujtojmë që pas testeve të alkoolit të kryer nga policia tek të gjithë personat e përfshirë, asnjë nuk rezultoi pozitiv.