Tetë korridore humanitare pritet të hapen për largim të banorëve nga qytetet ukrainase të hënën, por jo edhe nga qyteti i rrethuar Mariupol, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.
Ajo ka thënë se kanë dështuar përpjekjet për furnizime humanitare në Mariupol.
Ndërkaq, deri tash besohet se 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda ose jashtë shtetit, prej shpërthimit të luftës.
Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur në Poloni, ka thënë Garda Kufitare polake. / Gazeta Enigma.