Bëhet e ditur se sapo kanë arritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
UNICEF-i, programi në Kosovë tha se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës ????kundër #COVID19 në Mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar. Bashkë ia dalim! ???? #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.