Mbrëmë në Shqipëri kanë arritur edhe 259 afganë të zhvendosur nga Afganistani.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur lajmin duke konfirmuar se ky kontingjent i këtyre qytetarëve ka mbërritur nga veriu i Afganistanit dhe konkretisht nga qyteti Mazari Al Sharif.
Mes qytetarëve afganë ka fëmijë dhe gra ndërsa sipas ministres Xhaçka ky operacion u mundësua falë koordinimit me partnerët, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë.
Shqipëria është kthyer ne një strehe të sigurt për rreth 1 mijë afganë të cilët u zhvendosen pas marrjes se pushtetit nga talebanët në Afganistan.