Arrin në 59 numri i viktimave nga përmbytja e varkës në Itali

Arrin në 59 numri i viktimave nga përmbytja e varkës në Itali

Të paktën 59 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me 200 emigrantë u përmbyt në brigjet e Italisë.

Oficerët e rojës bregdetare janë duke bërë kërkime rreth bregdetit pranë qytetit jugor italian të Crotone, pasi një varkë prej druri me rreth 200 emigrantë u përplas në shkëmbinj nënujorë, duke vrarë të paktën 60 njerëz, përfshirë fëmijë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur në ujërat e trazuar dhe zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 100. Të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, tha roja bregdetare italiane.

Related Articles