Arsenali ka barazuar në ndeshjen e kthimit ndaj PSV Eindhoven 2-2, por falë rezultati nga ndeshja e parë ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Vetëm pas pesë minutave lojë ndeshja u zhbllokua ku vendasit kaluan në epërsi falë golit nga Zinechenko që realizoi për 1-0.
Megjithatë në minutën e 18-të holandezët barazuan, ku veterani kroat Ivan Perisic u gjet bukur në zonë dhe shënoi për 1-1.
Arsenali riktheu epërsinë 2-1 në minutën e 37-të, kur kësaj radhe realizoi mesfushori Declan Rice pas asistimit të dytë në ndeshje nga Raheem Sterling.
Me epërsinë e londinezëve 2-1 u mbyllën 45 minutat e para në Emirates Stadium.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sidomos për vendasit që kishin epërsi të madhe edhe nga ndeshja e parë.
Megjithatë ishin mysafirët që në minutën e 70-të të ndeshjes barazuan shifrat në 2-2 me anë të Driouech.
Deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 2-2.
Kësisoj Arsenali kalon në çerekfinale me rezultat të thellë pas dy ndeshjeve 9-3.
Në çerekfinale Arsenali do të ndeshet me fituesin e duelit të derbit të Madridit mes Atletico dhe Real Madrid.