Arsenali dhe Barcelona janë duke e udhëhequr garën për sulmuesin suedez të Real Sociedadit, Alexander Isak.
Isak ka treguar formë të lartë për Sociedadin dhe Kombëtaren e Suedisë në vitet e fundit dhe ka rënë në sytë e klubeve të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.
Ai pritet të largohet nga klubi spanjoll në të ardhmen e afërt për një shumë të majme parash.
Raportohet se Arsenali dhe Barça janë duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.
Katalonasit janë duke e rindërtuar skuadrën me futbollistë të rinj nën udhëheqjen e legjendës së klubit Xavi Hernandez, ndërkohë që topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, pasi trajneri Mikel Arteta është i pakënaqur me dyshen Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Isak, i cili ka marrëveshje me Sociedadin deri në verën e vitit 2026, i ka shënuar shtatë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për klubin e La Ligës deri tani këtë sezon. /Gazeta Enigma.