Arsenali fiton me shumë spektakël në udhëtim te Leicesteri

Arsenali fiton me shumë spektakël në udhëtim te Leicesteri

Arsenali e ka mposhtur Leicesterin në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Gabriel kaloi në epërsi The Gunners me një asistim nga Bukayo Saka.

Arsenali më pas dyfishoi epërsinë me anë të Emily Smith-Rowe (18’), duke qenë edhe rezultati i fundit të takimit.

Në 45 minutat e dytë, Leicesteri ishte më kërkues, por që Arsenali mbante mbrojtjen e ngjeshur.

Luke Thomas, Ademola Lookman e Harvey Barnes lëshuan shanset të arta, por edhe që skuadra londineze u shpëtua nga pritjet e Aaron Ramsdales që ishte tejet i disponuar për lojë.

Pas javës së dhjetë, Arsenali është ngjitur në vendin e pestë me 17 pikë, derisa në xhiron e 11-të do të takohen me Watfordin. 

Related Articles