Munishi i kënaqur me barazimin, përgëzon Dukagjinin për lojën

Munishi i kënaqur me barazimin, përgëzon Dukagjinin për lojën

Dukagjini dhe Gjilani janë ndarë baras në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

Pas takimit, trajneri Ismet Munishi është prononcuar për media, ku ka përgëzuar skuadrën e Dukagjinit, spër atë që ka demonstruar në lojë.

“Normalisht sot kundështari bëri një lojë të jashtëzakonshme. Më gëzon fakti që nuk dorëzohemi deri në minutën e fundit. Penalltia e huqur ju ndodhë edhe lojtarëve më të mirë, Gerhard Progni ka qenë lojtari ynë kryesor.

Munishi u shpreh më pas edhe në lidhje me epilogun e takimit, duke vijuar me vlerësimin për skuadrën vendëse, duke e vlerësuar të suksesshme paraqitjen e kipit të tij dhe inkasimin e një pike.

Dukagjinin e përgëzoi për lojën, jemi të kënaqshme edhe me një pikë ndaj një kundërshtari sikurse Dukagjini. Është një ekip që po lufton, i organizuar shumë mirë dhe asnjë skuadër nuk do ta ketë lehtë”, tha Munishi.

Related Articles