Arsenali fiton në fund, shpresë për kualifikim në Europë

Arsenali fiton në fund, shpresë për kualifikim në Europë

Arsenali ka marr një fitore të madhe në kohën shtesë ndaj Crystal Palace me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.

Në fillimin e ndeshjes të dy skuadrat kishin raste të mira, por që rrjetat nuk u prekën deri në minutën e 35-të.

Kieran Tierney dërgoi një harkimin në zonë ku më së miri u gjend Nicolas Pepe i cili shënoi për 1-0.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që rritën ritmin dhe kërkonin golin e barazimit.

Atë e gjetën në minutën e 62-të kur Andros Toënsend harkoi në zonë, ndërsa me kokë shënoi Christian Benteke për 1-1.

Krejt në kohën shtesë Arsenali gjeti dy gola që ishin të fitores.

Në minutën e parë shtesë Martin Odegaard asistoi te Martinelli që shënoi për 2-1.

Në fund kishte kohë që Pepe të shënonte edhe golin e dytë personal për 3-1.

Arsenali me këtë fitore ngjitet në vendin e 9-të me 58 pikë.

Related Articles