Legjenda e Argjentinës, Mario A. Kempes: Messi duhet të largohet nga Barcelona

Legjenda e Argjentinës, Mario A. Kempes: Messi duhet të largohet nga Barcelona

Legjenda e Argjentinës, Mario Kempes beson se Lionel Messi duhet të largohet nga Barcelona këtë verë dhe të bashkohet me Manchester City, Paris Saint-Germain ose Bayern Munchen.

Kempes mendon se bashkatdhetari i tij e di se do të jetë e vështirë që të fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën. Duhet të ribashkojë forcat me Guardiolan, ose të shkojë te PSG ose Bayern Munchen”.

“Ato janë klubet që ose kanë para ose lojtarë për të arritur suksesin. Drejtorët e Bayern mendojnë me kokën e tyre, jo me portofolin e tyre dhe kurrë nuk do të paguanin një pagë kaq të lartë. Messi është shumë komod në Barcelonë, por e kupton që shanset për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve me Barcelonën janë të pakta”.

“Në vitet e fundit ai gjithmonë është eliminuar shumë shpejt dhe klubi ka vështirësi të mëdha për të ndërtuar një ekip të ri fitues për shkak të situatës financiare”, ka thënë Kempes për Sports Bild, raporton. telegrafi.

Related Articles